Mikroplastika, konsiderohet si njëri nga shkaktarët e kancerit te të rinjt

mikroplastika konsiderohet si njeri nga shkaktaret e kancerit te te rinjt
mikroplastika konsiderohet si njeri nga shkaktaret e kancerit te te rinjt

Pasi gjeneratat e reja po preken shumë nga kanceret e ndryshme, kjo gjë i ka shtyrë shkencëtarët që të mundohen ta zbulojnë shkakun, duke marrë parasysh mbipeshën dhe mungesën e aktivitetit.

Në studimin e ri që u publikua në gazetën “The Lancet”, si shkaktar të kancerit janë përmendur edhe kemikalet e ambientit, ku bën pjesë mikrplastika, shkruan The Financial Times.

Studimi i udhëhequr nga American Cancer Society, ka analizuar të dhënat që janë marrë në mes të viteve 2000 dhe 2019 nga më shumë se 23 milionë njerëz që janë diagnostikuar me 35 lloje të kancerit, si dhe më shumë se 7 milionë njerëz që vdiqën nga 25 lloje të ndryshme të kancerit.

Nga këto gjetje doli se gjeneratat e reja, njerëzit që kanë lindur gjatë viteve 1990 dhe ata që kanë lindur në vitet 1955 janë më të rrezikuara nga kanceri.

Shkencëtarët kanë gjetur se shkaktarët e kancereve të ndryshme janë mbipesha, kequshqyerja, antibiotikët, kemikalet e ambientit dhe stresi fizik.

Shkaktari kryesor po kondierohet të jetë mikorplastika, pasi shumë studime kanë treguar për ndikimin biologjik që ka mikroplastika, pasi ka filluar të jetë prezent gati në çdo produkt edhe në kremrat e lëkurës, përmes së cilës është raportuar se po depërton brenda organizmit të njeriut.

Një studim që është bërë në Universitetin e Massachusetttsit vitin e kaluar, ka gjetur se prezenca e mikroplastikes mund të nxisë inflamacion në qelizat e zorrëve të njerëzve. Inflamacioni mund të çojë në sëmundje të ndryshme, përfshire edhe kancerin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →