Miley Cyrus e nisi Grammy 2024 me fitoren e saj të parë. 31-vjeçarja triumfoi me performancën më të mirë solo pop për këngën “Flowers”. Fjalimi i Miley u fokusua në fillim te Mariah Carey që i dorëzoi çmimin.
“Kjo MC do të qëndrojë pranë kësaj MC”, tha Cyrus duke shtuar “kjo është shumë ikonike”. Më tej Miley vijoi duke thënë se kishte ngecur “në shi dhe trafik” dhe ishte e shqetësuar se do të “humbiste” çmimin e parë të natës, “dhe unë mund të kisha humbur çmimin, s’ka gjë por jo Mariah Carey. Të pashë në Hollywood Bowl, ishe e mahnitshme!”
Miley fitoi edhe në kategorinë e hitit të vitit me këngën e saj që edhe e performoi në skenën e çmimeve Grammy. Në fjalim, ajo falenderoi “të gjithë njerëzit që duam” dhe tha një fjalë edhe për shikuesit.
“Ky çmim është fantastik. Por vërtet shpresoj që të mos ndryshojë asgjë sepse jeta ime ishte e bukur dje. Jo të gjithë në botë do të marrin një Grammy, por të gjithë në këtë botë janë fantastikë. Pra mos mendoni se kjo është e rëndësishme, edhe pse është e rëndësishme, në rregull?”
Miley falenderoi të gjithë njerëzit përkrah saj, nënën, motrën, ekipin por duket se “harroi” të atin, Billy Ray Cyrus, gjë e cila kaloi me një koment ‘pikant’. “Nuk mendoj se kam harruar ndonjë. Por mund të kem harruar të vesh të brendshme. Bye!”, tha ajo dhe ‘fluturoi’ nga skena.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co