Miley Cyrus ka folur për personat në rrethin e saj, ndërsa është shprehur se nuk përfshin personazhe të tjerë të famshëm.
Duke folur në “My Next Guest Needs No Introduction”, këngëtarja shpjegoi se nuk ka shumë marrëdhënie me njerëz të industrisë së argëtimit.
“Unë nuk jam shumë aktive, as anëtare aktive e komunitetit tim me artistë dhe personazhe të tjerë të famshëm”, tha ajo.
Sa i përket marrëdhënies me Beyonce, ajo ka shpjeguar se ato kanë qenë në kontakt shumë të mirë që nga viti 2007, kur bashkëpunuan për këngën “Just Stand Up”.
Miley Cyrus admits she doesn’t maintain friendships with other celebrities: ‘Doesn’t feel like my people’ https://t.co/Fx4vdvX37S pic.twitter.com/9Qlktfypj9
— Page Six (@PageSix) June 13, 2024
“Isha shumë e re dhe kisha puçrra dhe qëndroja pranë Rihanna-s, Mariah Carey-t dhe Beyonce-s dhe ajo ishte shumë e sjellshme me mua ”, tha ajo.
Më në fund, ajo përfundoi duke thënë: “Pra, unë jam jashtë komunitetit tim, por kjo nuk më shqetëson. Më pëlqen cilësia në rrethin tim, jo sasia”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co