Miley Cyrus publikon foton zbuluese në Instagram, për fustanin e saj u deshën 675 orë për t’u bërë

miley cyrus publikon foton zbuluese ne instagram per fustanin e saj u deshen 675 ore per tu bere
miley cyrus publikon foton zbuluese ne instagram per fustanin e saj u deshen 675 ore per tu bere

Një postim me një veshje zbulues është bërë nga Miley Cyrus në rrjetet sociale. Këngëtarja është shumë aktive në Instagram dhe shpesh ndan me publikun foto nga përditshmëria e saj.

Këtë herë, ajo ka dashur t’i tregojë audiencës së saj një veshje mbresëlënëse. Ky është fustani që ka veshur ylli në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy këtë vit.

Siç përmendi ajo në një postim të mëparshëm, ky fustan mori 675 orë punë dore, 14,000 temina ari dhe është zbukuruar me rruaza antike franceze të zgjedhura me dorë.

Në fotot që ka postuar në llogarinë e saj personale, ajo pozon me një fustan të punuar tërësisht me shirita flokësh floriri.

“Thurja” e fustanit diku është më komplekse, për të fshehur me mjeshtëri disa pjesë të zhveshura të trupit të këngëtares. Në mbishkrimin e postimit të saj, Miley Cyrus shkroi: “Vakti juaj i së hënës. Të kam ushqyer”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →