Bota Sport

MINIFUTBOLL/ Shqipëria gati për Europianin, ja ku mund ti ndiqni ndeshjet e përfaqësueses kuqezi

minifutboll shqiperia gati per europianin ja ku mund ti ndiqni ndeshjet e perfaqesueses kuqezi

































Shqipëria e minifutbollit po bëhet gati për pjesëmarrjen e saj në Kampionatin Europian, i cili do të mbahet nga data 1 deri më 8 qershor në Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës.

WhatsApp-Image-2024-05-31-at-09.39.21

Shqipëria siç dihet bën pjesën në Grupin A, bashkë me vendësit e Bosnjë-Hercegovinës, me Slloveninë dhe Malin e Zi. Kjo do të jetë pjesëmarrja e tretë në një Europian, pas “Ukrainë 2018” dhe “Sllovaki 2022”.

Përfaqësuesja kuqezi do ta bëjë debutimin më 1 qershor përballë vendësve të Bosnjë-Hercegovinës, takim që do të luhet në orën 20:00. Më pas në 2 qershor në orën 22:00 skuadra e Dulos do të sfidojë Malin e Zi, për ta mbyllur fazën e grupeve më 4 qershor kundër Sllovenisë, sfidë që do të luhet në orën 10:30.

Ndeshjet e Shqipërisë në Europian do të transmetohen drejtpërsëdrejti në “Panorama TV”, Live YouTube – Prestige MFC Channel.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts