Ministri i Jashtëm hungarez Szijjártó: NATO nuk duhet të ketë frikë nga sulmi rus

ministri i jashtem hungarez szijjarto nato nuk duhet te kete frike nga sulmi rus
ministri i jashtem hungarez szijjarto nato nuk duhet te kete frike nga sulmi rus

Ministri i Jashtëm hungarez Péter Szijjártó beson se NATO është ushtarakisht shumë më e fortë se Rusia dhe për këtë arsye anëtarët e aleancës nuk duhet të kenë frikë nga një sulm prej saj.

Péter Szijjártó po fliste në Institutin e Politikës në Universitetin e Harvardit.

Duke komentuar deklaratat e disa politikanëve perëndimorë se vendet e NATO-s mund të sulmohen nga Rusia, ministri i Jashtëm tha se nuk beson në një zhvillim të tillë të ngjarjeve.

“Unë nuk mendoj se Rusia do të rrezikonte të sulmonte një shtet anëtar të NATO-s. NATO është shumë më e fortë se Rusia ushtarakisht, kështu që nëse pragmatizmi dhe logjika ekzistojnë ende, atëherë unë nuk e shoh atë kërcënim sepse kjo do të ishte krejtësisht e palogjikshme,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →