Bota

Shkon në 35 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Filipine

shkon ne 35 numri i te vdekurve nga rreshqitja e dheut ne filipine
shkon ne 35 numri i te vdekurve nga rreshqitja e dheut ne filipine

Numri i të vdekurve në një rrëshqitje masive dheu në provincën Davao de Oro në jug të Filipineve është rritur në 35 nga 27, ndërsa 77 persona të tjerë rezultojnë të humbur, thanë autoritetet.

Qeveria komunale e Maco tha se 32 janë shpëtuar nga rrëshqitja e dheut, e cila ndodhi të martën mbrëma pranë një vendi minierash në qytetin Maco dhe varrosi disa shtëpi dhe automjete, duke përfshirë dy autobusë që transportonin minatorët e zonës.

Operacionet e kërkimit kanë vazhduar për të gjetur fshatarët e zhdukur të varrosur nën baltë, shkëmbinj dhe pemë që u rrokullisën nga shpati i malit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts