Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov qeshi kur një gazetar e pyeti atë në lidhje me komentet e presidentit francez Emmanuel Macron për dislokimin e mundshëm të trupave në Ukrainë.
Aktualisht në provincën jugore të Antalias të Turqisë për Forumin e Diplomacisë së Antalias (ADF), Lavrov i hodhi një vështrim gazetarit që shtroi pyetjen teksa po largohej nga një panel.
“Zoti Lavrov, çfarë doni të thoni për komentet e fundit të Macron për dërgimin e trupave në Ukrainë? pyeti gazetari.
Të hënën, pas një samiti në Paris në mbështetje të Ukrainës, Macron tha: “Nuk ka konsensus sot që trupat tokësore duhet të vendosen në një mënyrë zyrtare, të pranuar dhe të miratuar. Por asgjë nuk duhet të përjashtohet.”
Ai shtoi: “Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Rusia të mos mund ta fitojë këtë luftë”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co