Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan deklaroi se konfliktet në Gaza dhe midis Rusisë dhe Ukrainës rrezikojnë të hapin rrugën për një luftë të tretë botërore.
“Unë mendoj se bota duhet ta konsiderojë seriozisht këtë skenar, ta konsiderojë seriozisht këtë kërcënim. Ekziston një rrezik i këtij lloji. Ne e kemi thënë këtë që nga fillimi, me të vërtetë është marrë parasysh,” -tha Fidan gjatë një interviste televizive në Kanali HaberTurk.
Ndër shenjat e përkeqësimit të luftërave të përmendura nga Fidani, i cili para se të emërohej ministër i Jashtëm vitin e kaluar ishte shef i Shërbimit Sekret të Ankarasë për më shumë se një dekadë, janë edhe deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçicc, sipas të cilit mund të ketë një konflikt të madh në tre ose katër muaj.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co