Shqiperia

Ministri Mete në aktivitetin Java Globale e Parasë: Edukimi financiar tepër i rëndësishëm për qytetarët

ministri mete ne aktivitetin java globale e parase edukimi financiar teper i rendesishem per qytetaret
ministri mete ne aktivitetin java globale e parase edukimi financiar teper i rendesishem per qytetaret

Ministri i Ekonomisë Ervin Mete mori pjesë në aktivitetin Java Globale e Parasë. Mete theksoi se edukimi financiar është shumë i rëndësishëm për qytetarët, me qëllim që të mbrojnë veten, në botën që zhvillohet.

“Ajo që unë dua të them është që, në thelb, pavarësisht madhësisë së portofolit, apo të funksioneve, kur vjen puna tek menaxhimi financiar, konceptet mbi të cilat ai bazohet janë të njëjta dhe kuptueshmëria qoftë edhe në nivel bazik, apo të thjeshtuar e këtyre koncepteve ndihmon si për menaxhimin e një portofoli të vogël, të mesëm, apo qoftë ai edhe në përmasat e buxhetit të shtetit”, u shpreh ndër të tjera Mete.

Fjala e ministrit Ervin Mete:

Ajo që unë dua të them është që, në thelb, pavarësisht madhësisë së portofolit, apo të funksioneve, kur vjen puna tek menaxhimi financiar, konceptet mbi të cilat ai bazohet janë të njëjta dhe kuptueshmëria qoftë edhe në nivel bazik, apo të thjeshtuar e këtyre koncepteve ndihmon si për menaxhimin e një portofoli të vogël, të mesëm, apo qoftë ai edhe në përmasat e buxhetit të shtetit.

Mendoj që është kyçe që që në moshë të hershme, përderisa po diskutojmë për mbrojtjen e të rinjve dhe të investimeve të tyre në të ardhmen, është e domosdoshme që këto koncepte të menaxhimit financiar, apo të edukimit financiar në përgjithësi të përqafohen prej tyre apo të përfshihen në kurrikulat dhe në aktivitetet e tyre, siç është dhe ky i sotmi, në mënyrë që të munden nesër të marrin vendimet e duhura, qoftë sa i përket portofoleve të tyre, qoftë dhe investimeve të tyre, sepse në fund buxheti, kursimet, shpenzimet, kredia, interesi detyrimet që merr përsipër bazohen në koncepte të njëjta dhe që një kuptueshmëri qoftë dhe e thjeshtuar e tyre ndihmon.

Sot ne jetojmë në një botë të digjitalizuar, ku informacioni lëviz shumë shpejt, po edhe dizinformimi lëviz shumë shpejt dhe mundet që nëse ti nuk krijon një mburojë personale, përtej asaj mburoje që krijojnë institucionet që kanë detyrën rregullatore, mbikëqyrëse apo politikëbërëse në këtë drejtim, mundet që të dizinformohesh dhe të marrësh vendime që nuk bazohen në informacione të vërteta, sepse ndonjëherë ato që lexojnë janë “to good to be true” dhe nëse janë të tilla, pra nëse janë edhe më të mira seç mund të jenë të vërteta gjasat janë që ka dicka që nuk shkon.

Nga ana tjetër edhe shpenzimi sot nëpërmjet kanaleve digjitale, apo investimi nëpërmjet kanaleve digjitale, është të kesh shkuar shkuar tepër, që do të thotë që, nëse nuk krijojmë këtë mburojën personale bazuar mbi edukimin financuar, apo mbi konceptet bazike të edukimit financiar, gjasat janë që mund të rrëshkasim në vendime jo të drejta.

Mbaj mend kur ishim të angazhuar te AMF, që organizonim konkurse për investime në bursë të të rinjve që vinin nga universitet dhe që ishin shumë edukuese, sepse ishin praktike për studentët. Në këtë sens, ne jemi në një diskutim prej kohësh me BSH me AMF me Ministrinë e Arsimit për një Strategji Kombëtare të Edukimit Financiar dhe për evente, në koordinimm edhe me operatorët e sistemit financiar, bankat apo kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve, në mënyrë që të ketë sa më tepër informacion.

Por është përfshirja individuale për ta përthithur këtë informacion e pastaj për ta vënë në përdorim, ajo që është shumë e rëndësishme e që unë doja ta përçoja si mesazh, sepse në terma investimi, nuk është vetëm investimi financiar ai që në këtë kontekst është i rëndësishëm, por është dhe investimi personal dhe investimi në dije dhe investimi në kuptueshmërinë në termat e financës apo në konceptet bazike dhe si ato mund të impaktojnë është një investim që unë do ta nxisja te të rinjtë se askush nuk mund të ta marrë dhe që të shoqëron e të ndihmon nesër për marrjen e vendimeve të duhura.

(Balkanweb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts