Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, reagon pas vendimit të njëanshëm të deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë, të cilët miratuan Aktin Normativ të Buxhetit 2024.
Sipas tij, qeveria nuk do që publiku të marrë vesh që vetëm faza e parë e Portit të ri në Porto Romano do na kushtojë 400 milionë euro nga taksat tona. Teliti përmend edhe një projekt pilot prej 1.2 milionë euro për Divjakën, që sipas tij, ka si synim që në të ardhmen të jepet leja për ndonjë investim strategjik.
Më poshtë reagimi i Telitit:
Akti i “turpit” normativ!
Sot Komisioni i Ekonomisë në Kuvendin e Shqipërisë, miratoi me kartonat e mazhorancës Aktin Normativ të buxhetit 2024 në kuadër të urgjencës që nuk ekziston, duke shkelur për të shumtën herë parimin bazë kushtetues të ndërmarrjes së akteve normative.
Po pse ndodh kjo? Mos ndoshta nuk e duan transparencën? Mos ndoshta duan që publiku të ketë sa më pak informacion mbi çfarë ndodh, mbi çfarë vendos qeveria e çfarë abuzimesh bëhen në emër të popullit?
Po, kjo është.
👉Qeveria nuk do që publiku të marrë vesh që gjoja paketa mbështetëse për fasonët në realitet është thjesht një flluske sapuni dhe prodhuesit vendas do vazhdojnë të mbeten jetim dhe falimentimet e humbjet e vendeve të punës do vazhdojnë me ritme të larta.
👉Qeveria nuk do që publiku të marrë vesh që vetëm faza e parë e Portit të ri në Porto Romano do na kushtojë 400 milionë euro nga taksat tona, ku vetëm gjatë 2024 do paguhen 98 milionë euro (9.8 miliardë lekë).
👉Qeveria nuk do që publiku të marrë vesh se do jepen 1.2 milionë euro për një “projekt pilot” në Divjakë, me qëllimin e fshehtë që në të ardhmen të jepet leja për ndonjë investim strategjik për oborrtarin e radhës.
❌Hapni sytë dhe veshët, sa herë shikoni që qeveria ndërmerr një akt normativ, aq herë shpërdorimi i financave dhe pronës publike është në rend të ditës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co