Bota

Deputeti gjerman i përgjigjet Vuçiçit: Nuk ka ose Kosova ose BE

deputeti gjerman i pergjigjet vucicit nuk ka ose kosova ose be
deputeti gjerman i pergjigjet vucicit nuk ka ose kosova ose be

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar ndaj deklaratës të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, që tha se Bashkimi Europian duhet të zgjedhë mes Kosovës dhe Serbisë.

Roth, përmes një postimi në X deklaroi se nuk ka një opsion të tillë, ose Kosova ose Bashkimi Europian.

“Presidenti Vuçiç keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Kosova ose Bashkimi Evropian”. Por, Vuçiç ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka thënë Roth.

Duke iu referuar BE-së, Vuçiç ka thënë se nëse ata e zgjedhin Kosovën “Serbia do të presë momentin më të mirë të mundshëm dhe ne do ta shfrytëzojmë mundësinë tonë”.

Ndaj deklaratës kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç kanë nxitur reagime të shumta të analistëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts