Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e tij, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, vendimin që përmirëson ndjeshëm trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura.
Ministria e Mbrojtjes thotë se ky vendim synon të forcojë kapacitetet kombëtare dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve të Mbrojtjes Civile.
Rreth 6.000 efektivë do të përfitojnë nga ky vendim; 2.500 prej tyre e marrin për herë të parë shtesën mbi pagën.
Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si; Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët, forcat e dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.
“Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi, do të variojë deri në 100.000 lek mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë.
Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20.000 lek në muaj për rreth 150 ushtarakë.
Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70.000 lek në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë”, shkruan ministri i Mbrojtjes.
Reagimi i ministrit
Lajm i mirë për Forcat e Armatosura!
Qeveria shqiptare miraton projektvendimin që përmirëson në mënyrë të ndjeshme trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura.
Ky vendim konfirmon se kapitali njerëzor mbetet prioritet kryesor për ushtarakë të mirëpaguar, të mirëpajisur dhe të mirëtrajnuar, ndërsa rrit ndjeshëm jo vetëm cilësinë e kapitalit por edhe të shërbimeve të mbrojtjes civile. Objektivi i Ministrisë së Mbrojtjes është që rekrutët e rinj e veçanërisht profesionistët e fushave të ndryshme të jenë konkurrues në tregun e sotëm.
Nga ky projektvendim preken rreth 6 mijë efektivë, 2500 prej të cilëve e përfitojnë për herë të parë një shtesë të tillë. Kështu, trajtim të shtuar financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si; Forcat Speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, Njësia Cyber, Dronët, Forcat e Dedikuara për emergjencat civile dhe shumë e shumë kapacitete të tjera.
- Trajtimi financiar për personelin fluturues dhe mbështetës, sipas këtij vendimi do të variojë deri në 100,000 lekë mbi pagën në muaj dhe nga ky vendim përfitojnë rreth 200 ushtarakë.
- Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20,000 lekë në muaj për rreth 150 ushtarakë.
- Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70,000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë.
Falënderim i veçantë për të gjithë skuadrën e përbashkët të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Financave, që ka punuar prej disa muajsh që ky vendim të marrë jetë sot, duke dëshmuar më së miri se, kur vjen puna për kapacitete kombëtare, siç janë FARSH, rritja e trajtimit financiar nuk është një shpenzim, por një investim i mirëfilltë.