Shqiperia

Mirazhi i rrallë me dy diej në perëndim të një dite në Vlorë

mirazhi i rralle me dy diej ne perendim te nje dite ne vlore
mirazhi i rralle me dy diej ne perendim te nje dite ne vlore

Një fenomen i çuditshëm është kapur sot pasdite vonë në perëndim të Gjirit të Vlorës mbi gadishullin e Karaburunit.

Dy “diej” po perëndojnë në një distancë nga njeri tjetri, çka reflektohen edhe mbi det.

Fotot janë fiksuar nga Klevis Hoxha dhe shpërndahen nga shkrimtari vlonjat Çlirim Hoxha, njëherësh i apasionuar pas fenomenologjive kozmike. Fotot e qarkulluara sot në faqe të ndryshme në rrjetet sociale nga qytetarë të shumtë kanë fiksuar një dukuri të rrallë. Janë mirazhe që krijohen në hapësirën eternale dhe që rrallë mund të ndodhë të jenë kaq të shqueshme nga sytë njerëzorë. Sidoqoftë, kjo dukuri është bërë shkas për komente dhe interpretime të shumta, madje edhe konspirative, ndër qytetarë të zonës bregdetare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts