![“Moj motër ule zërin”, debat i ashpër live në emision, aktori i hedh shishen me ujë sekretarit të OMONIA-s 2 moj moter ule zerin debat i ashper live ne emision aktori i hedh shishen me uje sekretarit te omonia s](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/moj-moter-ule-zerin-debat-i-ashper-live-ne-emision-aktori-i-hedh-shishen-me-uje-sekretarit-te-omonia-s.jpg)
Një debat i fortë verbal është përshkallëzuar akoma më shumë, duke marrë përmasa të tjera, ndonëse live në emision.
Aktori, Laert Vasili është përplasur verbalisht me sekretarin e Omonias, Marin Suli gjatë një interviste televizive ku po diskutohej për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe çështja e Fredi Belerit.
I ftuar në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, sekretari i OMONIA-s, iu drejtua Vasilit me fjalët ‘moj motër ule zëri”. Kaq ka mjaftuar që Vasili të ngrihet dhe t’i hedhë ujë nga shishja e tij Sulit, i cili më pas ka braktisur studion.
DEBATI
Laert Vasili: Po deshe bërtas unë dhe pushojnë të gjithë
Marin Suli: Ça ishte kjo me të bërtitur, moj motër ule zërin, se nuk jemi vlla.
Laert Vasili: Moj motër më thua mua? Unë jam njeri i besës. motra jeni ju që e shisni s*mën në Omonia
Marin Suli: O laro pazari
Pas kësaj situate ka ndërhyrë Zheji, ndërsa ka kaluar në publicitet për të qetësuar situatën.
Për më tepër shihni videon me sherrin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co