Momente tmerri në një market në SHBA, hajduti merr peng punonjësin, policia e qëllon 36 herë me armë

momente tmerri ne nje market ne shba hajduti merr peng punonjesin policia e qellon 36 here me arme
momente tmerri ne nje market ne shba hajduti merr peng punonjesin policia e qellon 36 here me arme

Skena tmerri janë përjetuar natën e 1 marsit nga punonjësit e një minimarketi 7-Eleven në Denver, kur një burrë hyri në dyqan dhe tentoi ta grabiste me kërcënimin e një mjeti të mprehtë për të hequr thonjtë.

Kur banditi 43-vjeçar, i quajtur Christopher Koch, kuptoi se policia ishte alarmuar dhe nuk mundi të shpëtonte, u përplas me një nga dy punëtorët në pjesën e pasme të dyqanit, duke e kërcënuar se do ta vriste nëse nuk e lejonin.

Pamjet e publikuara javën e kaluar nga policia e Denverit tregojnë momentet e tensionuara përpara se oficerët të ndërhynin dhe të neutralizonin sulmuesin. Pas thirrjes që kanë marrë për një tentativë grabitje dhe një sulm me thikë në dyqan, në vendngjarje kanë shkuar katër policë. Menjëherë ata konstatuan se i dyshuari ndodhej në dhomën e pasme të dyqanit dhe se i rrezikohej jeta.

Sipas njoftimit të policisë, pasi kanë thyer derën, ata i kanë bërë thirrje të dyshuarit që ta hiqte mjetin prerës që mbante në dysheme, teksa kërcënonte punonjësin. Pasi ai nuk iu përgjigj thirrjes, policia e sulmoi duke e qëlluar me 36 plumba.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →