Lamine Yamal është një prej të talentuarve të Spanjës që po shkëlqen në këtë Europian. Përfaqësuesja spanjolle do të sfidojë Shqipërinë të hënën në orën 21.00, në ndeshjen e fundit të grupeve.
Kuqezinjtë duan 3 pikët për kualifikimin, ndërsa iberikët e kanë siguruar një biletë për në fazën tjetër. Në rrjetet sociale nuk mungojnë memet, sa i takojnë 16-vjeçarit Yamal. Së fundmi, një tifoz kuqezi i ka kërkuar atij, nëpërmjet një mesazhi në Instagram, që të mos shënojë ndaj ekipit të Sylvinhos.
“Të lutem mos shëno kundër Shqipërisë, do të të ndihmoj me detyrat, faleminderit”, i shkruan ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co