Kryetarja e Parlamentit ka uruar sot besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.
Ajo u shpreh se sakrifica e durimi sjellin rritjen shpirtërore.
“Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, uroj të gjithë besimtarët myslimanë dhe qytetarët shqiptarë të kenë shëndet e gëzime në familjet e tyre.
Nevoja dhe tradita për të dashur e mbështetur njeri-tjetrin tejkalon çdo besim e komunitet fetar dhe zbukuron jetët tona.
Mozaiku fetar është një pasuri kulturore e kombëtare e Shqipërisë dhe e shqiptarëve.
Sakrifica, vullneti dhe durimi që besimtarët dëshmojnë gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit, sjellin rritjen shpirtërore, na afrojnë me njeri-tjetrin dhe lehtësojnë përballimin e vështirësive te jetës.
Agjërim të lehtë e të pranuar!”, tha Nikolla.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co