Bota Kuriozitete

Besohet se ka qenë shtëpia e Profetit Abraham, bie sërish këmbana në kishën e re të qytetit të lashtë Ur

besohet se ka qene shtepia e profetit abraham bie serish kembana ne kishen e re te qytetit te lashte ur
besohet se ka qene shtepia e profetit abraham bie serish kembana ne kishen e re te qytetit te lashte ur

IRAK

Kambana e një kishe të re të ndërtuar pranë qytetit antik të Irakut, Ur, ra për herë të parë javën e kaluar, si pjesë e një përpjekje për të tërhequr pelegrinët në një vend që është shtëpia e një prej komuniteteve më të vjetra të krishtera në botë.

Kisha është pjesë e një kompleksi që ngrihet nga një fushë e shkretëtirës nën hijen e Ziggurat-it në formë piramide të Urit, një qytet që tradicionalisht besohet të jetë vendlindja e Profetit Abraham që u vizitua nga Papa Françesku tre vjet më parë.

Ndërtimi i kishës në qytetin Ur të Irakut do të përfundojë këtë muaj. Në vizitën e tij historike në Irak në mars 2021, Papa Françesku mbajti një lutje ndërfetare në Ur që besohet se ka qenë shtëpia e Abrahamit – babait të Krishterimit, Judaizmit dhe Islamit.

Vizita e tij ishte një moment shprese për një komunitet të krishterë që dikur numëronte rreth 1.5 milion, por është zvogëluar në qindra mijëra në dy dekada. “Kjo kishë u ndërtua… pranë zonave arkeologjike të qytetit antik të Urit, në mënyrë që një numër i madh i vëllezërve tanë të krishterë nga të gjitha vendet e botës të mund të vijnë për të vizituar”, thane autoritetet.

Komuniteti i larmishëm i krishterë i Irakut u shkatërrua fillimisht nga ngritja e Al Kaedës në fillim të viteve 2000 dhe më vonë nga Shteti Islamik, grupi ekstremist që persekutoi brutalisht të krishterët, besimet dhe sektet e tjera të pakicave nga 2014-2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts