![Muçi mund të largohet nga Besiktas, klubi turk: Kemi gjetur zëvendësuesin 2 muci mund te largohet nga besiktas klubi turk kemi gjetur zevendesuesin](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/muci-mund-te-largohet-nga-besiktas-klubi-turk-kemi-gjetur-zevendesuesin.webp)
Ernest Muçi mund të largohet nga Turqia. Zëvendëspresidenti i Besiktas, Hysen Juçel, ka lënë të kuptohet diçka e tillë, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Nuk ka asnjë ofertë për Muçin, por ka klube të interesuara. Nëse Muçi largohet, atëherë mund të fokusohemi te Anderson Talisca i Al Nassr”, tha ai. Sulmuesi 23-vjeçar, në 13 ndeshje me këtë skuadër, ka realizuar 3 gola.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co