Sport

“Xhaka e tregoi se ishte afrimi i duhur për skuadrën”, drejtori sportiv i Leverkusen me fjalë të mëdha për mesfushorin shqiptar

xhaka e tregoi se ishte afrimi i duhur per skuadren drejtori sportiv i leverkusen me fjale te medha per mesfushorin shqiptar
xhaka e tregoi se ishte afrimi i duhur per skuadren drejtori sportiv i leverkusen me fjale te medha per mesfushorin shqiptar

Granit Xhaka i bindi të gjithë te Leverkusen, duke zhvilluar një sezon fantastik. I kënaqur me paraqitjet e tij në vitin e parë me këtë ekip, është edhe drejtori sportiv i “aspirinave”, Simon Rolfes.

“Nënshkrimi më me ndikim? Një pozicion kyç ishte Granit Xhaka, si numri gjashtë. Ky numër është zemra e lojës, ai po dominon. Është pozicioni më strategjik. Sa sulmues mund të luajmë, sa mbrojtës mund të luajmë? Pozicioni numër gjashtë është gjithmonë pjesë lidhëze e të gjitha pjesëve të ekipit” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts