Sport

Muçi përfshihet në formacionin e javës, sulmuesi realizoi golin e parë me Besiktas

muci perfshihet ne formacionin e javes sulmuesi realizoi golin e pare me besiktas

Besiktas fitoi 0-2 në kampionat ndaj Istanbulspor, duke marrë 3 pikë të rëndësishme. Protagonist në këtë takim ishte Ernest Muçi, i cili realizoi golin e parë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi, me një gjuajtje mjaft të bukur, ia doli të mposhtë portierin kundërshtar.

Siç shihet, ai është përfshirë në formacionin e javës në elitën turke. Paraqitja e Muçit është vlerësuar me 8.2, notë kjo mjaft pozitive për të. Futbollisti shqiptar synon që të bëjë paraqitje sa më të mira këtë periudhë, për të bindur kështu trajnerin e Shqipërisë, Sylvinho që t’i besojë një vend në sulm në Europianin që mbahet në verë.

65ddc2dd15de3muci

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts