Shqiperia

“Mund të humbasim disa beteja, por jo luftën”, Dash Sula fjalim para mbështetësve: Të protestojmë çdo ditë! Ky vend ka rrëshqitur në autokraci

mund te humbasim disa beteja por jo luften dash sula fjalim para mbeshtetesve te protestojme cdo dite ky vend ka rreshqitur ne autokraci
mund te humbasim disa beteja por jo luften dash sula fjalim para mbeshtetesve te protestojme cdo dite ky vend ka rreshqitur ne autokraci

Për herë të parë deputetët e grupimit të Gazment Bardhit i janë bashkuar protestave të thirrura nga Rithemelimi. Një prej tyre, Dash Sula tha se kjo është një betejë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

“Shikoni çfarë i bënë sot deputetëve të opozitës. E kanë rrethuar me qindra policë dhe gardistë dhe kjo është e tmerrshme. Kjo është një sjellje prej diktature. I bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që të protestojnë për të drejtat e opozitës dhe të drejtave të tyre.

Mund të humbasim disa beteja por luftën nuk do ta humbim kurrë. Është e vetmja rrugë për të vendosur demokracinë. Ky vend ka rrëshqitur në autokraci. I bëj thirrje popullit opozitar që të protestojë çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts