Egla Ceno dhe Erjola Doçi kanë debatuar me njëra-tjetrën, për shkak se kjo e fundit e lagu me ujë aktoren e cila po bënte “twerk” para banorëve.
Ndonëse moderatorja tha se veprimi nuk ishte i qëllimshëm dhe i kërkoi falje, Egla mori hak ndaj duke ia hedhur në pishinë cigaret.
“Na plasi gjiza sheshit” – tha aktorja duke nënkuptuar format trupore të Erjolës pasi ajo u fut në pishinë për të marrë cigaret, ndërsa kjo e fundit e injoroi atë duke thënë “Gjizë me kile, kush do me ble?”
‘Thumbat” dy vajzave vazhduan, ku Egla i tha Erjolës se i ka rënë dinjiteti, teksa ajo tha: “Ai që të mungon ty”.
Pjesë nga debati:
Erjola: Upss pa dashje! Qyqja (e lag Eglën me ujë teksa po bënte twerk)
Egla: Mua s’më bëre gjë zemra (i hedh në pishinë cigaret)
Erjola: Kur ulesh në kolltuk me disa njerëz bëhesh pis
Egla: Na plasi gjiza sheshit
Erjola: Gjizë me kile, kush do me ble?
Egla: Upss! Erjola të ra dinjiteti
Erjola: Ai që të mungon ty
Egla: Po, prandaj të ra ty
Erjola: O shpirtë të të ha për mëngjes helmohem
Egla: Çfarë do moj se s’të ndihmoj dot
Erjola: Është njollë në biografi të dal në prime me surratin tënd
Egla: Ti je më lart se unë shpirti
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co