Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit kundër Izraelit, ndërsa ka bërë thirrje për përmbajtje në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet më tej.
Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah në një postim në rrjetin social “X”, ka deklaruar se Aleanca e deklaron jetike që konflikti të mos dalë jashtë kontrollit.
“Ne dënojmë përshkallëzimin e situatës me Iranin brenda natës, bëjmë thirrje për përmbajtje dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet. Është jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit”, shkroi ajo.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co