NATO dënon sulmin iranian ndaj Izraelit: Jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit

nato denon sulmin iranian ndaj izraelit jetike qe konflikti ne lindjen e mesme te mos dale jashte kontrollit
nato denon sulmin iranian ndaj izraelit jetike qe konflikti ne lindjen e mesme te mos dale jashte kontrollit

Aleanca e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar sulmin e mbrëmshëm të Iranit kundër Izraelit, ndërsa ka bërë thirrje për përmbajtje në mënyrë që situata të mos përshkallëzohet më tej.

Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah në një postim në rrjetin social “X”, ka deklaruar se Aleanca e deklaron jetike që konflikti të mos dalë jashtë kontrollit.

“Ne dënojmë përshkallëzimin e situatës me Iranin brenda natës, bëjmë thirrje për përmbajtje dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet. Është jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit”, shkroi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →