Bota

“Navalny do të shkëmbehej me disa të burgosur në Perëndim”, Putin: Pranova menjëherë propozimin, por…

navalny do te shkembehej me disa te burgosur ne perendim putin pranova menjehere propozimin por
navalny do te shkembehej me disa te burgosur ne perendim putin pranova menjehere propozimin por

Kreu i opozitës ruse Alexey Navalny, i cili vdiq në burg muajin e kaluar, ishte vendosur të shkëmbehej me disa të burgosur që mbahen në Perëndim, ka zbuluar presidenti rus Vladimir Putin.

I pyetur nga gazetarët pas fitores së tij në zgjedhje, Putin tha se kolegë të tij kishin hedhur idenë e një shkëmbimi të të burgosurve me Perëndimin disa ditë para vdekjes së Navalny.

Aktivisti vdiq në shkurt në burgun Polar Wolf brenda Rrethit Arktik, ku po vuante një dënim për një sërë akuzash.

“Personi që foli me mua nuk e mbaroi as fjalinë. Unë thashë “Jam dakord”. Por ndodhi ajo që ndodhi”, u shpreh Putin.

Ai  nuk përmendi se cilët apo sa shtetas rusë të burgosur do të shkëmbeheshin. Putin vuri në dukje se kushti i vetëm për shkëmbimin do të kishte qenë që Navalny të mos kthehej në Rusi dhe të qëndronte në Perëndim.

Fondacioni Anti-Korrupsion (FBK), një OJQ e drejtuar më parë nga Navalny, ka pretenduar më parë se figura e opozitës do të shkëmbej me Vadim Krasikov, një shtetas rus i dënuar për vrasje në Gjermani në fund të vitit 2021, dhe se bisedimet për këtë ishin ” në fazën përfundimtare.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts