Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare DJ i famshëm

ndahet nga jeta ne moshen 49 vjecare dj i famshem
ndahet nga jeta ne moshen 49 vjecare dj i famshem

SHBA

DJ i lindur në Mynih, Tomcraft, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Brückner, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. DJ është i njohur më së shumti për bashkëprodhimin e hitit elektro house të vitit 2002, “Loneliness”.

Në një postim të shpërndarë në faqet e rrjeteve sociale të artistit, familja e tij konfirmoi se ai ka ndërruar jetë dy ditë më parë. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur deri tani.

“Me zemër të thyer ju njoftojmë se ditën e djeshme, më 15.07.2024, ka ndërruar jetë babai dhe bashkëshorti ynë i dashur. Ne do të mbajmë përgjithmonë në zemra.

Vetëm tre ditë më parë, Brückner kishte shpërndarë një postim në Instagram duke përmbledhur set-in e tij të DJ-së në festivalin Steinbruch Open Air.

Brückner e filloi karrierën e tij si DJ në Mynih në 1994, duke përdorur një kombinim të stileve techno dhe progresive trance. Kënga e tij debutuese, “This Is No House”, u publikua në vitin 1995. Ai u takua me bashkëpunëtorin e tij Eniac në vitin 1996, me të cilin do të vazhdonte të prodhonte këngë si ‘Viva’, ‘Prozac’, ‘Silence’ dhe në vitin 2002, ‘Loneliness’.

Tomcraft vazhdoi të ishte DJ dhe të bënte muzikë në vitet që pasuan, duke luajtur në festivale dhe klube të shumta në mbarë botën. Ai publikoi katër albume dhe i fundit ishte “For The Queen” i vitit 2007. Kënga e tij e fundit, “Rude Place”, u publikua në mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →