Krijuesi i “Dragon Ball”, një prej komikeve japoneze më me ndikim dhe më të shitura të të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 68-vjeçare. Akira Toriyama pësoi një hematomë akute subdurale, një lloj gjakderdhjeje pranë trurit, njoftoi studioja e tij ditën e sotme.
“Dragon Ball” është jashtëzakonisht i njohur në mbarë botën dhe seriali komik ka prodhuar gjithashtu versione vizatimore dhe filmash.
Seriali komik debutoi në vitin 1984. Ai shfaq një djalë të quajtur Son Goku në kërkim për të mbledhur topa magjikë dragoi për të mbrojtur Tokën kundër humanoidëve alienë të quajtur Saiyans.
Toriyama kishte ende punë të papërfunduara në kohën e vdekjes së tij.
Ai vdiq më 1 mars dhe vetëm familja dhe shumë pak miq morën pjesë në funeralin e tij, sipas një deklarate nga uebfaqja e Dragon Ball.
Fansat shprehën ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale.
I lindur në Nagoya, Japoni në vitin 1955, Toriyama hyri në botën e librave komik në fillim të viteve 1980 me Dr. Slump, i cili tregon historinë e një vajze të vogël robot Arale dhe krijuesit të saj shkencëtar.
Por “Dragon Ball” ishte vepra e tij më e famshme, që frymëzoi fansat t’i stilonin flokët e tyre si flokët e mprehtë dhe me majë të personazheve.
Versioni i filmit vizatimor është dubluar në shumë gjuhë dhe figurat e “Dragon Ball” janë një element kryesor në dyqanet e lodrave jo vetëm në Azinë Juglindore, por në mbarë botën.
Në një intervistë të vitit 2013 me një gazetë japoneze Asahi, Toriyama tha se “nuk e kishte idenë” se si “Dragon Ball” u bë kaq popullor në mbarë botën. Ai e përshkroi serialin si një mrekulli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co