![Ndarja nga jeta e gazetarit Aristir Lumezi, Agron Gjekmarkaj: Ishte njeri i ndershëm, do i mungojë familjes, shoqërisë e medias 2 ndarja nga jeta e gazetarit aristir lumezi agron gjekmarkaj ishte njeri i ndershem do i mungoje familjes shoqerise e medias](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/ndarja-nga-jeta-e-gazetarit-aristir-lumezi-agron-gjekmarkaj-ishte-njeri-i-ndershem-do-i-mungoje-familjes-shoqerise-e-medias.png)
Agron Gjekmarkaj, nënkryetar i Kuvendit, përmes një statusi në rrjetet sociale ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe kryeredaktroit të gazetës ‘Panorama’, Aristir Lumezi.
Gjekmarkaj e cilëson si njeri të ndershëm dhe shprehet se Lumezi do ti mungojë, familjes, shoqërisë dhe medias.
Gjekmarkaj e mbyll shkrimin e tij duke u shprehur se Lumezi, mbetet një shembull i gazetarëve.
Postimi i plotë:
”Me keqardhje të thellë mesova për ndarjen nga jeta të njërit prej lajmetarve më cilesorë të Shqiperisë, Aristir Lumezit, Kryeredaktorit të gazetes “ Panorama”.
Një njeri i ndershem, një profesionist i rangut të lartë , një ndergjegje analitike , do ti mungojë familjes, medias e në veçanti gazetes “Panorama” por edhe vëndit.
Kam patur fatin të bashkëpunoj me të si një bashkëpunetor i hershem i ketij organi dhe t’ja njoh perkushtimin e tij per të verteten, gjykimet e tij mbi ngjarjet dhe personazhet, rëndesinë që i jepte lajmit me dashuri të madhe per punen dhe kodet e saj etike.
Larg nevojes per protagonizem por afer çdo ngjarjeje që shenonte jeten e shoqerise, politikes dhe shtetit tonë! Gjithmonë i qetë, gjithmonë i durueshem per të degjuar dhe i sakte në perfundime. Ishte nje gazetar shqiptar e europian në performancen e tij , modern e urban në këndveshtrim, njohes i mirë i mentaliteteve dhe territorit.
Lumezi mbetet një shembull per të gjithë ata që duan të bëhen gazetarë por edhe qytetarë model. I perjetshem qoftë kujtimi i tij”, shkruan Gjekmarkaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co