Lifestyle

Ndarja nga jeta e valltares Lili Cingut/ Sokol Marsi në Vila24: Kishim lënë projekte të reja

ndarja nga jeta e valltares lili cingut sokol marsi ne vila24 kishim lene projekte te reja
ndarja nga jeta e valltares lili cingut sokol marsi ne vila24 kishim lene projekte te reja

Lili Cingu, valltarja e njohur e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare.
Artistja e mirënjohur ishte një nga valltaret më të mira shqiptare, e nderuar me disa tituj për karrierën e saj artistike, si “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”.

Lajmin e trishtë e ka dhënë Abigeila Voshtina, drejtoreshë e Teatrit të Operas dhe Baletit.
Në një lidhje me skype në emisionin Vila24 ishte producenti dhe kompozitori Sokol Marsi i cili foli për miken dhe artisten.

“Unë lajmin e kam marrë vesh nga familjarët e saj, kishte disa ditë që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetsore , në kontaktet që patëm herët e fundit si miq ajo kishte shumë energji. Lili ishte një femër me bukuri natyrale fizike të jashtëzakonshme dhe bukuri shpirtërore akoma më të madhe. Sëmundja dhe ikja nga jeta i ndodhi në një kohë shumë të shkurtër, para 2 javëve ajo ishte shumë mirë, ikja e saj ishte e papritur.

[embedded content]

Takimi ynë i fundit ka qenë para një muaj kur ajo u kthye nga një udhëtim që ka patur në Angli te të afërmit, kemi pirë një kafe të gjatë bashkë, kemi folur për planet e të ardhmes, kemi folur për projekte që do të vazhdonin gjatë këtij sezoni, ajo nuk ka folur kurrë për probleme që mund të kishte në lidhje me shëndetin.

(BalkanWeb/News24)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts