![Ndërron jetë Vittorio Emanuele i Savojës, i biri i mbretit të fundit të Italisë 2 nderron jete vittorio emanuele i savojes i biri i mbretit te fundit te italise](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/02/nderron-jete-vittorio-emanuele-i-savojes-i-biri-i-mbretit-te-fundit-te-italise.jpg)
Vittorio Emanuele i Savojës, djali i Umberto II, mbretit të fundit të Italisë, dhe Maria José, ka humbur jetën.
Lajmi është bërë i ditur nga “Shtëpia Mbretërore e Savojës”.
“Në orën 7.05 të mëngjesit të sotëm, 3 shkurt 2024, Lartësia e Tij Mbretërore Vittorio Emanuele, Duka i Savojës dhe Princi i Napolit, i rrethuar nga familja e tij, ndërroi jetë paqësisht në Gjenevë. Vendi dhe data e varrimit do të komunikohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.
I ndjeri do të kishte mbushur 87 vjeç më 12 shkurt.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co