Ndeshja e Kombëtares shqiptare kundër Spanjës. Historia flet për iberikët, 8 fitore në po kaq ndeshje

ndeshja e kombetares shqiptare kunder spanjes historia flet per iberiket 8 fitore ne po kaq ndeshje
ndeshja e kombetares shqiptare kunder spanjes historia flet per iberiket 8 fitore ne po kaq ndeshje

Nuk ka shumë për të thënë sa u takon përballjeve të mëparshme mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Tetë ndeshjet e zhvilluara deri tani flasin të gjitha për iberikët, të cilët kanë regjistruar 8 fitore. Bie në sy numri i lartë i golave të pësuar nga kuqezinjtë në këto 8 sfida, plot 31 gola, kundrejt vetëm 3 golave të Shqipërisë, që mbajnë autorësinë e Shkëlqim Muçës, Sokol Kushtës dhe Myrto Uzunit.

Në dhjetor të vitit 1990, Shqipëria ka humbur ndaj Spanjës me rezultatin e thellë, 9-0. Uzuni, i cili u ka shënuar spanjollëve në ndeshjen e fundit, është lënë jashtë listës së Europianit nga trajneri Silvinjo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →