Pas dy ditëve të pushimit të dhënë nga Stefano Pioli, Milani iu rikthye stërvitjeve. Kuqezinjtë do të përballen të shtunën në San Siro kundër Lecces, me objektivin e vetëm 3 pikët.
Simon Kjaer dhe Tommaso Pobega, megjithatë, ndryshe nga pjesa tjetër e grupit, bënë punë individuale në fushë. Pobega po rikthehet nga një dëmtim i gjatë i pësuar në dhjetor në ndeshjen ndaj Monzës, sakaq Kjaer vjen nga një problem muskulor gjatë ndeshjes miqësore me kombëtaren daneze kundër Zvicrës. Situata do të vlerësohet ditë pas dite dhe më pas do të ketë një pasqyrë më të qartë, nëse futbollistët do të ftohen apo jo.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co