Askush nuk e priste që gjatë një fluturimit pasagjerët nga Taipei në Bangkok do të përballeshin me një surprizë në ajër. Piloti i avionit Jakarin Sararnrakskul doli nga kabina për të ndihmuar në lindjen e foshnjës në ajër kur u informua se një gruaje i kishin nisur kontraktimet.
“Fëmija ka lindur në ajër”, deklaroi plot krenari piloti Sararnrakskul, i cili la punën për pak kohë për të ndihmuar në lindjen e një foshnje, siç shkruan gazeta amerikane New York Post. Piloti Sararnrakskul është baba i një fëmije dhe ka një eksperiencë 18 vjeçare në drejtimin e avionëve.
Avioni, në pronësi të VietJet Airlines, po nisej nga Taipei, Tajvan, për në Bangkok, Tajlandë, kur ndodhi ngjarja e jashtëzakonshme. Kur Sararnrakskul, i cili u informua se një pasagjere po lindte fëmijën e saj në një nga tualetet e avionit, hoqi rripin dhe, sipas agjencisë Viral Press, mori rolin e obstetrit.
Por fillimisht ai la në vend të tij bashkë-pilotin e avionit. Për pilotin Sararnrakskul, siç theksoi ai për agjencinë, ishte hera e parë që ai ndihmoi për të sjellë një fëmijë në jetë. Mjekët po prisnin avionin kur ai u ul në Bangkok të Tajlandës për t’i dhënë ndihmën e parë nënës dhe të porsalindurit.
โมเมนต์สุดประทับใจ! คุณหมอประจำสนามบินช่วยทำคลอดสาวบนเครื่องบิน เป็นทารกเพศชาย
.
ผู้ใช้เฟซบุ๊ก Jakarin Sararnrakskul โพสต์ภาพและข้อความว่า “เป็นหมอสนามบินมา 18 ปี เพิ่งได้ช่วยเด็กแรกเกิดบนเครื่องก็วันนี้ล่ะครับ #SKYBABY” pic.twitter.com/ittQeHmYQU— แนวหน้าออนไลน์ (@naewna_news) February 26, 2024
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co