Ndodh dhe kjo! Për herë të parë Arabia Saudite do të dërgojë këtë vit përfaqësuesen e saj në Miss Universe. Ajo çka e bën ndryshe këtë vit është fakti 27-vjeçarja Rumy Alqahtani, nuk do të mbajë shami, e cila ka rreth 1 milion ndjekës në Instagram.
Reformat në Arabinë Saudite, të shtyra nga Princi i Kurorës, Mohamed Bin Salman, po e ndryshojnë Arabinë Saudite me hapa të shpejtë. Grave u është lejuar të drejtojnë automjetin, është hequr tutoria e burrave ndaj grave, ato mund të jetojnë vetëm (po deshën), mund të paraqesin kërkesë për pasaportë, mund të hapin firma, pa marrë pëlqimin e burrit, babait apo vëllait.
Mjekia Rayyanah Barnawi ishte vitin që shkoi gruaja e parë nga Arabia Saudite që u ngjit në Stacionin e Gjithësisë (ISS).
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co