Dashuria që lindi në xhirimet e serialit, jo vetëm rezultoi e vërtetë për dy personazhet Abidin dhe Suna, por një ditë më parë u kurorëzua edhe në një martesë me shumë personazhe të njohur. Beril Pozam dhe Ersin Arici i premtuan njëri-tjetrit në një ceremoni të thjeshtë këtë të hënë, por me shumë emocione. Ama, vëmendja nuk ishte vetëm tek ata…
Çifti “i vërtetë” i serialit “Çapkëni i pasur”, Ferit dhe Sejran, dy aktorët e njohur Mert Ramazan Demir dhe Afra Saraçoglu, në fakt u ndoqën nga shumë sy kureshtarë gjatë gjithë ceremonisë.
Në dasmë, ata erdhën vetëm dhe nuk u panë asnjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Sipas mediave vendëse, Ferit dhe Sejran e luajtën mjaft mirë “lojën e këndeve”. Edhe në fotot e përbashkëta me miqtë, ata u kujdesën që të ishin në largësi të konsiderueshme nga njëri-tjetri.
Në pothuaj të gjitha fotot e postuara edhe në rrjetet sociale, fansat kanë pyetur se çfarë po ndodh mes Feritit dhe Sejranit, por, nga sa duket, mes tyre nuk ka më vend për rikthim.
Afra Saraçoglu (Sejran), sapo është kthyer nga pushimet në Austri, ku, siç thuhet, i është nënshtruar një detoksi, për të cilin, fansat janë të bindur që nuk ka funksionuar. Nga ana tjetër, Mert Ramazan Demir (Ferit) ka kaluar pushimet në shoqërinë e miqve dhe njerëzve të afërt të familjes. Aktori e ka shijuar shumë martesën e dy miqve të tij dhe ka postuar në rrjetet sociale shumë prej momenteve të bukura nga e gjithë ceremonia.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co