Një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është djegur në fshatin Lapardha 2, ndërsa zjarri iu vendos nga një shtetas, i cili është ndaluar nga Policia e Beratit.
Gazetarja Eneida Petova raporton për Balkanweb se zjarri është vendosur nga një shtetas i dehur, që e riaktivizoi për të dytën herë pas fikjes.
Policia ka shoqëruar shtetasin Qemal Dollani.
Pas njoftimit të marrë lidhur me vatrën e zjarrit, ka ndërhyrë grupi i shërbimit me dy mjete zjarrëfikëse, të cilët neutralizuar flakët.
Edhe pse situata u vu shpejt në kontrroll dhe zjarri u fik, pas ikjes së zjarrēfikësve pirromani i dehur e riaktivizoi për të dytën herë zjarri, duke detyruar zjarrëfikësit të ktheheshin edhe një herë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co