Sport

Në lojë është fati i Piolit, por Roma i bën “gol” Milanit, zyrtarizon De Rossin

ne loje eshte fati i piolit por roma i ben gol milanit zyrtarizon de rossin

Prej kohësh, Roma-Milan shihej si një sfidë që do të përcaktojë jo pak mbi të ardhmen e Stefano Piolit në krye të “djallit”, por në mënyrë befasuese, ishte klubi i Romës që doli që doli me një komunikatë zyrtare duke konfirmuar Daniele De Rossin si trajner edhe pas përfundimit të këtij sezoni. Ky mund të konsiderohet si “gol” që verdhëkuqtë bëjnë përpara këtij takimi shumë të rëndësishëm për fatin e dy klubeve këtë sezon, por dhe për të ardhmen.

De Rossi
De Rossi

Daniele De Rossi mori drejtimin e klubit në një moment të vështirë, pas largimit të një ikone si Jose Mourinho, por ish kapiteni u tregua i zoti duke rikthyer verdhekuqtë në garë për një vend në Evropë në Serie A, por mbi të gjitha i dërgoi deri në fazën çerekfinale të Europa League, ku kanë shanse për të kaluar më tej pas fitores minimale 0-1 brenda në “San Siro”.

Hhhhhhhhhhhh
Hhhhhhhhhhhh

Ky vendim tregon qartë situatën e dy klubeve përpara këtij takimi, me Romën që merr një fitore të vogël jashtë fushe. Në deklaratën zyrtare të klubit lexohet ndër të tjera se palët kanë parashikuar një të ardhme afatgjatë ndërmjet tyre, por pa përmendur terma konkret në kohëzgjatje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts