Lifestyle

Në një lidhje dashurie me Bleron ? Reagon modelja e njohur

ne nje lidhje dashurie me bleron reagon modelja e njohur

KOSOVE

Nuk është e thënë që Blero të gjejë paqe në jetën e tij sentimentale. Pas një interviste të bujshme që dha pak javë më parë para ish-bashkëshortes së tij, Afrona Dika, dhe shumë aludimeve që çifti mund të ishte rikthyer, një tjetër bionde u shfaq në rrezen e Bleros.

Nga disa postime të dyshimta, mediat aluduan se këngëtari i njohur ka nisur një romancë të re me modelen e njohur nga Kosova, Vjosa Pllana. Por kjo e fundit, sapo ka parë që është kthyer në personazh të titujve rozë, ka vendosur të reagojë përmes një videoje në profilin e saj.

“E kam parë që një lajm është bërë viral. Puna e Bleros, që jam me të në lidhje. Nuk është e vërtetë. Unë me të s’kam qenë kurrë në një lidhje e as nuk jam. Kështu që jam beqare. Mos më gjuani tani… Bëj shaka. Veç desha të sqaroj se si është puna… ”

  • foto galeri
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts