TIRANE
Lidi Delia, ishte banori i cili ndërpreu garën mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP’, pas një nominimi ‘kokë më kokë’ me Liam Osmanin.
Pas televotimit të hapur të martën, Lidi ka lënë shtëpinë, të cilës iu bashkua pak ditë më parë. Garën e vijoj Liami, i cili pas këtij vendimi i shpreh duke thënë “ndihem shumë mirë”.
Kujtojmë se Lidi vinte ka Kosova dhe ishte babai i dy fëmijëve. 32-vjeçari punonte si animator dhe moderator, ndërsa vijonte dhe studimet për gazetari.
Po ashtu, nga BBV mbrëmjen e djeshme është larguar edhe Jetmir Salaj, i cili fillimisht tha se ka vendosur që të mos largohet nga gara,por do ta vijonte qëndrimin në shtëpi pa folur me banorët.
“Kam marrë një vendim të habitshëm, kam vendosur që këtë respekt që më është dhënë nga ju dhe publiku ta vazhdoj këtë rrugëtim, por pa folur me banorët”, tha ai.
Por Vëllai i Madh nuk e pranoi vendimin me kusht të Jetmirit, kështu që ai ndryshoi mendje dhe vendosi të ndërpriste garën përfundimisht.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co