Hailey Bieber shfaqi me krenari barkun ndërsa është në pritje të ëmbël, me një veshje “të tejdukshme”, kur ajo dhe bashkëshorti i saj Justin Bieber u panë në New York këtë fundjavë.
Modelja 27-vjeçare dhe superylli 30-vjeçar i popit, njoftuan këtë maj se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Këtë të shtunë, disa javë pasi publikoi me gëzim lajmin e tyre të madh, Hailey shfaqi barkun e saj përsëri me një kostum mahnitës me dantella.
E balancuar me mjeshtëri në një palë taka të larta, nëna e ardhshme e theksoi pamjen duke u mbështjellë me një pardesy të gjatë lëkure të zezë.
Ndërkohë, Justin kishte veshur një ansambël krejtësisht ndryshe, duke përfshirë një palë pantallona të shkurta të bardha që rrëshqitën poshtë për të zbuluar të brendshmet e kuqe.
Ai i bashkoi pantallonat e shkurta me një bluzë të ngjashme dhe herë pas here e shtonte pamjen duke tërhequr një pulovër ngjyrë bezhë mbi të.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co