Shqiperia

“Në Shënjestër” zbardh kalvarin e qytetarëve me kreditë: Si përfundojnë në “tentakulat” e institucioneve financiare nën petkun e përmbaruesit

ne shenjester zbardh kalvarin e qytetareve me kredite si perfundojne ne tentakulat e institucioneve financiare nen petkun e permbaruesit
ne shenjester zbardh kalvarin e qytetareve me kredite si perfundojne ne tentakulat e institucioneve financiare nen petkun e permbaruesit

Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar mbrëmjen e sotme rastet e qytetarëve të shumtë që përballen me zyra përmbarimore.

Denoncimet:

Shtetasi Ilirjan Ç, nuk e dinte se në çfarë peripecish po e fuste veten. Ai ishte paraqitur të merrte një kredi konsumatore pranë një banke të nivelit të dytë, kredi e cila i ishte lëvruar, por nuk kishte mundur ta shlyente në kohë. Por pa u njoftuar, banka me të cilën ai kishte lidhur kontratën e shlyerjes së kredisë, ia shet këtë debi tashmë të klasfikuar si kredi e keqe, një institucioni financiar, jo bankë, që jo vetëm e detyron të lidhë një marrëveshje të re, por edhe ia çon çështjen e tij një përmbaruesi privat, që në fakt nuk ishte askush tjetër, vetëm se ky institucion financiar.

Por ndërsa i shleu të gjitha detyrimet, mesa duket institucioni financiar në këtë rast që kishte blerë kredinë e tij te një bankë e nivelit të dytë, dhe e robëroi edhe njëherë duke i dhënë një kredi të re të cilën Ilirjan Ç. duhet ta merrte po këtu, nuk u mjaftua me kaq. Por i bllokoi plot tetë prona të paluajtshme, vetëm për detyrimin e shërbimeve gjyqësore që ai nuk kishte shlyer.

“Raporti i Ministrisë së Drejtësisë Urdhër ekzekutimi-vendimi nr. 6036 akti, datë 10 Tetor 2016 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Kreditor- ‘ZiG’ sh.p.k Debitor- Ilirjan Ç.ëUrdhër për vënie sekuestroë20 Shkurt 2017 Numri i pasurive mbi të cilat ka vijuar veprimet përmbarimoreë Garazh sip. 18.8 m2, Tiranë Njësi sip. 49.25 m2, TiranëëApartament sip. 112.5 m2, TiranëëTruall 380 m2, TiranëëNjësi sip. 76.6 m2, Tiranë Garazh sip. 17.7 m2, Tiranë Apartament sip. 97.8 m2, Tiranë”, sqaron dosja.

Por kjo është vetëm një nga historitë e pabesueshme dhe tronditëse se si kreditorë të cilët kanë pasur debi të vogla të pashlyera në banka të nivelit të dytë, të cilët më pas e kanë kryer këtë detyrim, janë marrë më tej peng nga institucione financiare të mikrokredive, në bashkëpunim me shoqëri të ndryshme përmbarimi. Të cilat duke shkelur rëndë ligjin, nëpërmjet një skeme mashtrimi të evidentuar edhe nga Ministria e Drejtësisë nëpërmjet një raporti pune në vitin 2019, u kanë sekuestruar tashmë këtyre ish-debitorëve, të gjitha pronat që kishin në zotërim.

[embedded content]

Madje duke shkuar deri aty sa tua sekuestronin këto prona, qoftë edhe për vlerën e detyrimit shpenzime gjyqësore. Një gjë as e parë dhe as e dëgjuar më parë. Siç ishte edhe rasti i mësipërm, ku debitorit iu sekuestruan plot 7 pasuri të paluajtshme vetëm sepse nuk kishte shlyer detyrimet gjyqësore. Por siç thamë ky nuk ishte rasti i parë dhe i vetëm që këta debitorë ranë pre e mashtrimit. Raporti i punës i krijuar nga Ministria e Drejtësisë, pas ankesave të shumta që po vinin në drejtim të këtij institucioni, konstatoi me qindra raste abuzimi nga përmbaruesit.

Një situatë e cila kishte dalë nga duart dhe po rrënonte familje të tëra, të cilat nuk po dinin si ti shpëtonin kësaj makutërie. Y. Z, ishte një tjetër viktimë e këtij mashtrimi. Ai rezulton se kishte marrë një kredi prej 2 milionë lekë të reja pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë.  Ku si kolateral kishte lënë automjetin e tij. Por ndërsa shleu këtë debi, ai mëson se llogaritë e tij bankare vazhdojnë të jenë të bllokuara. Dhe se tashmë një shoqëri përmbarimi kishte vënë në sekuestro preventive pronat e tij të paluajtshme, vlera e të cilave ishte shumë më e lartë se debia që ai kishte pasur, apo interesat bankare

“Pas shumë procesesh gjyqësore dhe ristrukturimeve të kredisë, në vitin 2017 nga ana e kredimarrësit është shlyer vlera e detyrimit për kolateralin në shumën prej 2 milionë lekë. Ndërkohë për shumën e mbetur (interesat) është lidhur një marrëveshje ndërmjet ‘Micro Credit Albania’ dheëznj. L. K për shlyerjen e këtij detyrimi. Por përsëri ankuesi deklaron se pasuria i mbeti e bllokuar. Gjithashtu ankuesi ka informuar se, shuma në llogarinë e tij bankare për të cilën ishte vënë sekuestro konservative, është kaluar për llogari të zyrës përmbarimore ‘Shërbimi përmbarimor Zig’.

Ku ai thotë se i janë vënë në sekuestro preventive disa pasuri të patundshme. Po kështu ai tregon se nuk është informuar mbi shumën e detyrimit të mbetur pa shlyer që vlerëson se është jo më shumë seë700 mijë lekë, as nga shoqëria mikrofinanciare ‘Micro Credit Albania’ e cila ka blerë kredinë e bankës dhe as nga shoqëritë përmbarimore që kanë ekzekutuar shumat e detyrimit dhe që mbajnë në sekuestro conservative”, sqaron dosja.

Por shoqëritë përmbarimore të lidhura me institucionet financiare jo banka, del se nuk janë stepur përpara asgjëje. Madje rezulton se kanë vazhduar ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në paligjshmëri, edhe kur u është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë. Një rast i tillë, skandaloz, duket edhe ai i rrëfyer nga shtetasi Rigers H., i cili u ndesh me telefonata të panumërta deri edhe bezdisëse, që u bëheshin edhe familjarëve të tij. Telefonata që ai zbuloi se vinin nga një përmbarues, të cilit i ishte hequr licenca, i cili ushtronte presion që Rigers H., të paguante një pagesë telefoni që e kishte të mbartur prej disa vitesh.

“Shtetasi Rigers H. ngre shqetësimin e telefonatave deri nëpër familjarë dhe shkresave pa emër dhe pa mbiemër, nga firma që quhet ADCA. Shkresa të tilla i janë dërguar edhe të atit të ankuesit, për detyrimin që lidhet me pagesën e një telefoni.  Ankuesi pretendon se personat që çojnë këto komunikime të pavend, nuk prezantohen nëse janë përmbarues, avokatë, apo bankierë. Shkresa të ngjashme, pa emër dhe mbiemër, dhe pa nënshkrim, ka administruar edhe nga institucioni financiar jobankë ‘Final’”, thotë dosja.

Por ajo që bie në sy në rastin e mësipërm është fakti se shoqëria përmbarimore, nuk kishte për qëllim thjesht vjeljen e këtij detyrimi, por marrjen 10-fish të kësaj vlere. Madje duke i vënë si kusht që ky detyrim, tashmë i shumëfishuar, të paguhej brenda 13 ditësh, ndryshe kamata do të rritej në progres të vazhdueshëm.

 “Ky shtetas thotë se, para dy vitesh ka blerë një telefon në vlerën 10 000 lekë. Ndërsa së fundi ‘përmbaruesit, avokatët apo bankierët’ i kërkojnë të paguajë detyrimin aktual në shumën e dhjetëfishuar prej mbi 100 000 lekë. Ku në një shkresë i kërkohet debitorit, Rigers H, që shlyerja e detyrimit të bëhet brenda 13 ditësh në shumën 118 700 lekë, dhe 12 lekë për çdo shkresë/komunikim ligjor dhe njofton se sipas legjislacionit në fuqi, kamata ligjore është në 10 % për çdo vit vonesë”, thotë dosja.

 Por duke parë rast pas rasti, natyra e ankesave të mbërritura në Ministrisë së Drejtësisë, na njeh me shkelje nga më të rëndat, që këta përmbarues kanë kryer në dëm të qytetarëve. Si përshembull, raste, kur viktima të kësaj skeme të gjerë mashtrimi, edhe pse i kanë paguar detyrimet e tyre deri në fund, madje duke pranuar çdo kusht edhe rrënues për ta, nuk u janë zhbllokuar pasuritë.

Pasho M. është pikërisht një nga këta shembuj. Ai u detyrua ti shkruajë Ministrisë së Drejtësisë dhe të paraqesë një ankesë pranë këtij institucioni, pasi shoqëria përmbarimore nuk denjonte të çonte pranë drejtorisë së policisë së qarkut, shkresën për zhbllokimin e auutomjetit të tij. Pavarësisht se kjo gjë duhet të ishte bërë me kohë.  Rast edhe ky jo i vetëm, në dosjet me mijëra faqe që grupi i punës i ngritur nga Ministria e Drejtësisë mori në shqyrtim.

 “Ankuesi Pasho M. thotë se pasi ka përmbushur plotësisht detyrimin, ekzekutuar nga ‘Shërbimi Përmbarimor Star’, ka marrë ‘Urdhër për heqjen e sekuestros konservative’. Ai i është drejtuar Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, për të kryer zhbllokimin fizik të automjetit në pronësi të tij.  Por, ky automjet rezulton që deri ditën e ankesës, të jetë ende nën sekuestro konservative, sepse përmbaruesi i ‘Shërbimit Përmbarimor Star’, nuk e ka dërguar këtë shkresë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan”, thuhet në dosje.

Do të ishin këto gjetje dhe shkelje të rënda që çuan Ministrinë e Drejtësisë, në heqjen dhe pezullimin e dhjetrave licencave, që lidheshin me këta përmbarues dhe institucione financiare jo banka. Që jo vetëm kishin marrë peng një duzinë qytetarësh, siç i referohet dikasteri i Drejtësisë këtij megamashtrimi me përmasa të mëdha vjedhje, por edhe i ushtronin aktivitetin e tyre pa pasur qoftë edhe një licencë të ushtrimit të detyrës.

“Në listën prej 36 personash me certifikatë të hequr, rezultoi se 21 prej tyre nuk kishin ushtruar asnjëherë aktivitet përmbarimor, që në momentin e certifikimit. Ndërsa 14 prej tyre ishin në kushtet kur nuk kishin dorëzuar pranë Ministrisë së Drejtësisë dokumentacionin e praktikave përmbarimore dhe arkivat e krijuara nga veprimtaria përmbarimore ndër vite. Po kështu ish-përmbarues gjyqësorë privatë, nuk kishin zbatuar për një kohë të gjatë urdhrat e ministrit të Drejtësisë për dorëzimin e dosjeve përmbarimore dhe që mbanin të padorëzuar dokumentacionin e kreditorëve dhe debitorëve në statusin e çështjeve, aktive, të pezulluara dhe/ose të pushuara, duke shkaktuar probleme të rënda në cenimin e interesave të shtetasve dhe institucioneve shtetërore, të cilët ishin përfshirë në një numër masiv çështjesh përmbarimore”, thuhet në dosje.

 Dhe sikur të mos mjaftonin të gjithë këto shkelje, ajo që përbën një skandal më vete, është arroganca me të cilën këta përmbarues u sollën jo vetëm ndaj këtyre ish-debitorëve, por edhe mënyra e turpshme se si këta përmbarues iu përgjigjën thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë për të dorëzuar dosjet përmbarimore.

Kjo që do të dëgjoni më poshtë ka ndodhur pikërisht në ambientet e brendshme të këtij dikasteri dhe tregon asgjë më shumë se sa fytyrën e vërtetë të këtyre përmbaruesve. Të cilët patën guximin që dosjet jo vetëm ti sillnin me thasë të zinj, por edhe tia përplasnin këtij dikasteri në derë. A thua se nuk kishin të bënin me dosje ligjore, por me letra pavlerë.

 “Më datë 14 tetor 2019 në mëngjes, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u paraqit shtetasi G. K., i cili ka kërkuar të dorëzojë disa thasë me dosje përmbarimore, pa treguar se në emër të kujt po e kryente dorëzimin. Dosjet e sjella fizikisht në hollin e Ministrisë ishin rreth 6 thasë të zinj me qese plehrash, të cilat shtetasi G. K, tha se: ‘I gjeta këto dosje aty përjashtë dhe i solla, këtu… kush do i marrë.. .nuk e di të kujt janë’. Shtetasi G. K u paraqit përsëri në drekën e datës 14 Tetor 2019 ku sërish tha se nuk dinte në ngarkim të kujt ishin dosjet që kishte dorëzuar në 6 qese plehrash në mëngjes dhe se nuk kishte dijeni ku i kishte marrë”, vijon dosja.

Menjëherë pas këtij veprimi anormal dhe të pazakontë. Ministria e Drejtësisë njoftoi policinë e Shtetit, me qëllim për të bërë verifikimin se kush ishte ky shtetas, dhe me kë ai ishte i lidhur. Nga ku rezultoi se ai ishte njeriu i një prej përmbaruesve të cilëve Ministria e Drejtësisë, u kishte hequr licencën.

 “Gjatë shoqërimit nga Policia e Shtetit, Gentjan Kamberi, pranoi se: …ishte dërguar për të dorëzuar thasët me dosje origjinale përmbarimore, nga shtetasi A. M, që kishte adresën e selisë ngjitur me Ministrinë e Drejtësisë, në godinën e Qendrës së Biznesit ‘Star”. Më datë 16 Tetor 2019, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u rishfaq përsëri i njëjti person, i cili tha se kishte ardhur të sillte dosje të reja, dhe nëse do i merrnim apo jo?!”, vijon dosja.

 Por është e habitshme se si ky incident i rëndë i ndodhur brenda ambienteve të Ministrisë së Drejtësisë, nuk u hetua asnjëherë nga policia. Por jo vetëm kaq, por këta përmbarues, vazhduan ta trajtonin Ministrinë e Drejtësisë si një leckë në këmbët e tyre, edhe në vazhdim. Ashtu si edhe në rastin e mëposhtëm, të disa ditëve më pas, ku pasi i plasën thasë të tërë me dosje përmbarimore, të futur në qese të zeza amballazhimi mbeturinash, këta përmbarues ikën pa dhënë asnjë shpjegim, se çfarë përmbajtje kishin këto thasë.

 “Më datë 28 Tetor 2019, ora 08:00 në ambientet e brendshme të pritjes me publikun në Ministrinë e Drejtësisë, u paraqitën disa shtetas të panjohur midis tyre dhe shtetasi tashmë i njohur prej nesh G. K që shkarkuan nga tre automjete, 104 thasë, qese të zeza. Këta persona pas shkarkimit dhe braktisjes së këtyre thasëve, u larguan menjëherë nga ambientet e Ministrisë së Drejtësisë. Ish-përmbaruesit që u paraqitën mëngjesin, paraditen dhe drekën e datës 28 Tetor 2019 nuk pranuan as t’i hapin, as t’i numërojnë, as t’i dorëzojnë dhe as t’i identifikojnë si të tyret këto materiale dhe arkiva përmbarimore. Dokumentacioni nëpër thasët e zinj supozohej se i përkiste dosjeve dhe arkivave të shoqërive ‘Shërbimi Përmbarimor Zig’, ‘Shërbimi Përmbarimor Star’. ‘FS’ dhe ‘Shërbimi Përmbarimor Flash’”, thuhet në dosje.

Po për tiu kthyer edhe njëherë dëshmive tronditëse të klientëve që u zhvatën nga këta përmbarues dhe institucione financiare, është me interes të ndalemi sërish te disa prej këtyre rasteve. Ndoshta e vetmja mënyrë për të kuptuar aktivitetin e paligjshëm dhe pse jo gjakpirës të këtyre individëve. Të cilët shfrytëzuan më së miri dëshpërimin e këtyre debitorëve për t’i futur në një rrënim tjetër. Ashtu si rasti i Nevila Ç., të cilës për një detyrim prej 5 517 lekësh të reja, iu sekuestruan dy apartamente. 

“Çështje/dosje përmbarimore nr. 0044 -17 regj. ‘Shërbimi Përmbarimor Flash’ sh.p.k; (përmbaruese S. A) Titulli ekzekutiv-Në emër të ‘Societe Generale Albania’ sh.a; (detyrimi është në shumënë5 517 lekë) Kreditor-Micro Credit Albania Debitor-Nevila Ç. dhe Ermil Sh. Për këtë vlerë detyrimi, sekuestrot nga pasuritë e paluajtshme janë hequr vetëm më 2 Mars 2017, mbi pasuritë: Apartament sip. 78.9 m2, Tiranë. Apartament sip. 89 8 m2, Tiranë”, sqaron dosja.

Apo edhe ky tjetri më poshtë.  Ku një çifti bashkëshortësh, iu sekuestruan disa prona, për një vlerë të pashlyer prej 68 mijë lekësh të rinj. Prona të cilat në vlerësimin e tyre ishin 10 mijë metra katrore arë.

 “‘Shërbimi Përmbarimor Star’ sh.p.k. Urdhër ekzekutimi – Vendim nr. 9002 akti, datë 19 Nëntor 2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; Kreditor- ‘Micro Credit Albania’ Debitor- Sadik Ç. – debitor solidar. Për vlerën e detyrimit 68 922 lekë ish-përmbaruesi i “Shërbimit Përmbarimor Star-Fs’ sh.p.k., ka sekuestruar 10 000 m2 ara dhe pemëtore në Ibë-Tiranë, qindra herë shumëfish i detyrimit”, vëren dosja. Por për të kuptuar më qartë se si funksiononte skema e gllabërimit, mjafton të shikojmë këtë rrëfim të dy bashkëshortëve që ranë pre. Ilir D. dhe Eriselda R, të cilët rrëfyen në ankesën e tyre se Zyra Përmbarimore Private ‘Star’ Shpk në bashkëpunim me ‘Micro Credit Albania ‘, i kanë shtrënguar për kredi marrje të detyruar gjatë një procesi përmbarimor.

 “Një ditë te puna e bashkëshortit tim, shfaqet një djalë, i cili i thotë se është përmbarues nga Zyra Përmbarimore ‘Star’. A filloi duke bërë presion mbi situatën ku ishim futur dhe se do kishim penalitete nëse nuk bënim diçka. Gjatë kësaj bisede ai i propozoi bashkëshortit se mund të na financonin nëpërmjet ‘Micro Credit Albania’ sh.p.k. pjesë e ‘Star’ sh.p.k, ku ne kishim dosjen. E menduan pozitive dhe thamë se më në fund do merrnim pak frymë pa u turpëruar më nëpër punët tona. Shkuam në bankë dhe te sporteli. zotëria nxjerr një çek me vlerën 572 700 lekë me emrin e Ervis D., ku ia jep bankës për ta kthyer në vlerë monetare dhe t’ia kalojë menjëherë dhe automatikisht në llogari të ‘Shërbimit Përmbarimor ‘Star’ sh.p.k. me titullin ‘Shlyerje e pjesshme e detyrimit’. Ervisi, kunati im, thjesht ka firmosur letrat e bankës atë ditë. Paratë e këtij çeku, nuk i pa askush me sy atë ditë dhe as i prekëm me dorë, por thjesht u bënë veprime të komanduara në sportel të bankës”.

Por mesa duket ky ishte vetëm fillimi i një kalvari tjetër për çiftin e bashkëshortëve të cilin nuk kishin kuptuar se ajo kredi që për ta ishte menduar si shpëtim, do kthehej në makthin e tyre në vazhdim. Nga një kredi ata përfunduan në tre kredi të tjera dhe në prishje të famuljes. 

“Eriselda R. Ata thanë se ajo ishte kredia që ne nuk kishim paguar prej një viti e kishte shkuar aq pasi kishim penalitete të larta. Tani është bashkim i dy kredive. Nuk kuptova asgjë. Kjo kontratë e fundit ishte shkatërrimi jonë. Shkojmë si njerëz tashmë me lakun në fyt e të implikuar në kredinë e zezë tonën, si kunati (vëllai i bashkëshortit) që u zumë dhe aktualisht nuk flasim me të, po ashtu dhe shoku i bashkëshortit. Afër logjike sipas letrave i bie që familja jonë ka marrë tre kredi: E para shuma 572 500 lekë; E dyta shuma 353 600 lekë; E treta shuma 786 500 lekë. Dhe rikostruksion kredia e parë dhe e treta. Po nëse kemi marrë dhe këtë kredinë e tretë, po lekët ku janë? Pse nuk kemi asnjë llogari me kalim këtë shumë në banke? Po kredia e dytë ku vajti? Kemi paguar tashmë që ditën që është lidhur kontrata e fundit e deri më sot, aktualisht dje, pagesa e fundit (298 400 lekë). Pa u futur në detaje, ne kemi për të paguar akoma dhe 51 këste, ku total në fund na bie shuma 2 030 100 lekë ndërkohë që vendimi i gjykatës ishte 735 255.33 lekë. Për mua këto shoqëri janë thjesht oktapod”.

 Ajo që është e qartë edhe për Ministrinë e Drejtësisë është se skema e mashtrimit ka funksionuar me përpikmëri në disa institucione. Por sot që flasim pavarësisht se dosja shkoi në Prokurorinë e Përgjithshme. E vërteta është se nuk u bë asgjë për zbardhjen e kësaj skeme dje vendosjen para ligjit të këtyre përmbaruesve.ë

 “Është aplikuar në mënyrë masive dhe të paligjshme, tarifimi i kamatës ligjore 2 %+ 8 %, nga të gjithë ish-përmbaruesit që kanë qenë të punësuar pranë ‘Shërbimit Përmbarimor Star’-FS’ me emër të ndryshuar ‘FS’ sh.p.k., pa vendim gjykate dhe i pa pasqyruar në vendimet respektive të urdhrave të ekzekutimit”.

Por ata janë ende aty, siç rri edhe mashtrimi pranë nesh. Ndërkohë që ata që duhet të kujdesen për konsumatorët, në këtë rast të kredive, mesa duket janë të interesuar ta shikojnë veten si grosistë bankash, dhe jo në shërbim të qytetarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts