Bota Sport

Nedim Bajrami shënoi në 22 sekonda lojë, sulmuesi rus: Jam shumë i habitur që ishin shqiptarët ata të cilët thyen rekordin tim

nedim bajrami shenoi ne 22 sekonda loje sulmuesi rus jam shume i habitur qe ishin shqiptaret ata te cilet thyen rekordin tim
































Ish-sulmuesi i kombëtares ruse Dmitry Kirichenko ka komentuar golin sulmuesit të kombëtares shqiptare Nedim Bajrami në EURO 2024, i cili theu rekordin e tij duke çuar topin në rrjetë pas vetëm 22 sekonda lojë.

MixCollage-17-Jun-2024-12-48-PM-3637

Në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Italisë, Nedim Bajrami shënoi në sekondën e 22-të të ndeshjes dhe theu rekordin e Kirichenkos, i cili shënoi kundër Greqisë në EURO 2004 në sekondën e 67-të.

“Jam shumë i habitur që ishin shqiptarët ata që thyen rekordin tim! Mendova se një ekip më i famshëm do ta bënte. Pra, pse të habitemi? Epo, ata shënuan në sekondën e 22-të. I lumtë”, tha ish-sulmuesi rus.

Ai shtoi se: E vetmja gjë e habitshme është se rekordi im zgjati për njëzet vjet! 67 sekondat nuk janë aq të shpejt, kështu që jam i befasuar që u deshën kaq shumë vite për të shënuar më shpejt. Nuk prisja asgjë fare. Nuk kam menduar kurrë për rekordin tim në Euro në Portugali. Vetëm nëse ma kujtojnë atë”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts