Udhëheqësit e Francës, Egjiptit dhe Jordanisë kanë paralajmëruar Izraelin se një sulm në Rafah do të kishte pasoja të rrezikshme.
Ata kërkuan një armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin e robërve të mbajtur nga Hamasi.
“Një ofensivë e tillë vetëm sa do të sjellë më shumë vdekje dhe vuajtje, do të rrisë rreziqet dhe pasojat e zhvendosjes masive me forcë të popullit të Gazës dhe do të kërcënojë përshkallëzimin rajonal të konfliktit”, shkruan presidenti i Francës Emmanuel Macron, presidenti i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi dhe mbreti i Jordanisë Abdullah II në një editorial të përbashkët të botuar në disa gazeta.
Reagimi i tyre erdhi pasi kryeministri Benjamin Netanyahu tha se ishte caktuar një datë për dërgimin e trupave në qytetin jugor Rafah të Gazës, ku janë strehuar 1.4 milionë palestinezë të zhvendosur.
“Do të ndodhë, ka një datë të përcaktuar për këtë”, tha Netanyahu, pa specifikuar kohën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co