BRAZIL
Pas shumë thashethemeve, Neymar ka konfirmuar se është bërë baba për herë të tretë. Ai ka mirëpritur në jetë një vajzë që e ka quajtur Helena. E vogla erdhi në jetë nga lidhja e tij me modelen Amanda Kimberlly dhe lindi më 3 korrik, në São Paulo.
Po ashtu pasditen e së premtes Amanda Kimberlly ka ndarë në rrjetet e saj sociale disa foto nga lindja e Helenës. Në postimin e publikuar shihet futbollisti dhe familja e tij teksa vizitojnë maternitetin.
Neymar është baba i Davi që erdhi në jetë kur futbollisti ishte 19-vjeç nga raporti i tij me Carolina Dantas. Neymar është edhe babai i Mavie, 9 muajshe, me Bruna Biancardi. Të dy, tashmë të fejuar, së fundmi janë rilidhur pas disa ndarjesh. Kujtojmë se Neymar e tradhëtoi Brunën gjatë shtatzënisë e mes tradhtive ishte edhe ajo me Amanda Kimberlly, me të cilën sot ka një vajzë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co