Bota

Nga armëpushimi në Gaza te ndalimi i një sulmi në Rafah, çfarë pritet nga vizita e Blinken në Izrael

nga armepushimi ne gaza te ndalimi i nje sulmi ne rafah cfare pritet nga vizita e blinken ne izrael
nga armepushimi ne gaza te ndalimi i nje sulmi ne rafah cfare pritet nga vizita e blinken ne izrael

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë sot Izraelin, në përpjekje për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm dhe të menjëhershëm në Gaza si dhe për të penguar një ofensivë ushtarake në Rafah.

Ai pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e luftës së Izraelit.

Udhëtimi i tij përkon me rifillimin e bisedimeve në Doha që synojnë të sigurojnë një marrëveshje për një armëpushim të lidhur me lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi.

Takimet e Blinken pritet të jenë të tensionuara, ndërkohë që Netanyahu ka deklaruar në vijimësi se një sul, në Rafah do të ndodhë.

“Pozicioni ynë, i cili është shumë i qartë. Një operacion i madh ushtarak në Rafah do të ishte një gabim, diçka që ne nuk e mbështesim”, tha Blinken të enjten.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts