Shqiperia

“Nga kërcënimet që të dorëhiqej te goditja me thikë”, VOA: Pse e sulmoi bashkëshorti i Ibrahimajt drejtorin e saj vartës

nga kercenimet qe te dorehiqej te goditja me thike voa pse e sulmoi bashkeshorti i ibrahimajt drejtorin e saj vartes
nga kercenimet qe te dorehiqej te goditja me thike voa pse e sulmoi bashkeshorti i ibrahimajt drejtorin e saj vartes

Në Tiranë, Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, mësohet se është përfshirë në një sulm me armë të ftohtë 5 muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj. Koshaj kallzoi në polici se Andri Ibrahimaj e kërcënoi dhe goditi me një mjet të mprehtë në brinjë dhe në fund të shpinës për shkak të detyrës, më 20 nëntor, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të ministrisë së Financave.

Policia e Shtetit detajoi në një njoftim publik se Eri Koshaj kishte deklaruar në një kallëzim pranë një stacioni policor më 21 nëntorin e kaluar se “është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga Andri Ibrahimajt”. Policia theksoi se Koshajt ia dha vendim mjeko-ligjor, ndërsa në iu morën deklarime mbi ngjarjen Ibrahimajt dhe dy personave të tjerë, në vazhdim të kërkesave nga prokurori për të ndriçuar këtë procedim penal.

“Materialet u referuan në prokurori më 4 dhjetor për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, në ngarkim të Ibrahimajt”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit. Shenjat e këtyre goditjeve nga një mjet i mprehtë u provuan edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, policia dërgoi materialet në organet hetimore, por sipas mediave vendore, prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimet ndaj bashkëshortit të ministres.

Ministrja Ibrahimaj konfirmoi sot ngjarjen, duke e quajtur një “konflikt të padëshiruar, i cili ka marrë përgjigje në rrugën e drejtësisë”. Përmes një deklarimi publik, ministrja Ibrahimaj theksoi se konflikti është hetuar nga organet e drejtësisë dhe është pushuar për mungesë provash, ndërsa bashkëshorti, sipas saj, u kallëzua padrejtësisht “për diçka që nuk e ka bërë, gjë që u konfirmua edhe nga vendimi i organeve të akuzës”.

Zonja Ibrahimaj pohoi se nuk e ka lejuar bashkëshortin të bënte kallëzim, sepse Eri Koshaj ishte drejtues i një institucioni në varësi të ministrisë së Financave, post që e mbajti edhe pas largimit të saj nga detyra e ministres së Financave dhe Ekonomisë. Eri Koshaj është shkarkuar tashmë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë e Trajtimit të Kredive, ndërsa denoncimi i tij, i cituar në raportet policore me iniciale emërore, mbeti jashtë vëmendjes së publikut dhe larg hetimeve të hollësishme./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts