Bota

Nga Meksika në SHBA dhe Kanada, miliona persona shijojnë dukurinë e rrallë të eklipsit të Diellit

nga meksika ne shba dhe kanada miliona persona shijojne dukurine e rralle te eklipsit te diellit
nga meksika ne shba dhe kanada miliona persona shijojne dukurine e rralle te eklipsit te diellit

Eklipsi, spektakli qiellor, ndodh kur Hëna kalon midis Diellit dhe Tokës duke e mbuluar tërësisht Diellin.

Eklipsi nisi në Paqësor dhe hija kaloi mbi veriun e Meksikës, në SHBA nga Teksasi në drejtim të verilindjes deri në Maine, duke prekur edhe juglindjen e Kanadasë dhe përfundoi në Atlantikun verior. Në Meksikë mijëra turistë dhe banorë në qytetin bregdetar në Paqësor Mazatlán, ndoqën skeptaklin natyror, duke përjetuar se si për pak minuta në mesditë papritur u errësua.

Kur qielli u ndriçua sërish, njerëzit duartrokitën dhe derdhën lot, sikurse njoftoi televizioni lokal. Milenio. Presidenti Andrés Manuel López Obrador kishte shkuar enkas në Mazatlán për të përjetuar këtë dukuri natyrore. Ai dha edhe konferencën e zakonshme për shtyp nga ky qytet. Kur qielli u ndriçua sërish, njerëzit duartrokitën dhe derdhën lot, sikurse njoftoi televizioni lokal. Milenio. Presidenti Andrés Manuel López Obrador kishte shkuar enkas në Mazatlán për të përjetuar këtë dukuri natyrore. Ai dha edhe konferencën e zakonshme për shtyp nga ky qytet.

Eklipsi i fundit në SHBA është parë në vitin 2017, në Meksisë më 1991 dhe në Kanada më 1979. Eklipsi tjetër në SHBA dhe Kanada parashikohet të kalojë në vitin 2044 dhe në Meksikë më 2052.

Këtë herë eklipsi nuk mund të shihej nga Europa. Vetëm në disa skaje perendimore të kontinentit si në disa pjesë të Portugalisë, Spanjës, Irlandës dhe Britanisë së Madhe si dhe Islandës ishte njoftuar një eklips i pjesshëm. Në Gjermani mundi të shihej një eklips i plotë në gusht 1999. Ndërsa eklipsi tjetër do të jetë në shtator të vitit 2081./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts