Bota Sport

Nga ndryshimi i skemës te largimet, ja faktorët që ndikuan në dështimin e Egnatias në Europë

nga ndryshimi i skemes te largimet ja faktoret qe ndikuan ne deshtimin e egnatias ne europe





































Stadiumi “Loro Boriçi” nuk i solli fat Egnatias, që u mund 0-2 nga islandezët e Vikingurit, duke zhvlerësuar kështu fitoren 0- 1 në ndeshjen e parë në Reikjavik.

egnatia

Pas Ligës së Kampionëve, kampionët e Shqipërisë janë eliminuar edhe nga Liga e Konferencës në turin e dytë të saj. Ishte përpjekja e tretë e rrogozhinasve brenda një vitit dhe në të tria rastet ata kanë dështuar. Një vit më parë, në pjesëmarrjen historike në Kupat e Europës, u eliminuan që në turin e parë nga një kundërshtar armen, ndërsa këtë verë nuk mundën të kalonin as boshnjakët e Borac Banja Lukës dhe as islandezët e Vikingurit.

Zhgënjimi ishte mjaft i madh tek Egnatia pas humbjes në Shkodër, të gjithë ishin gati me lot në sy, pasi besonin shumë se do të kalonin më tej, por fusha nuk u dha të drejtë. Çfarë i mungon kësaj Egnatie që të bëjë mirë edhe në Europë? Kuptohet, eksperienca është një arsye, por në fakt lojtarët e saj kanë provuar më parë të luajnë në Europë. Në ndeshjen e së enjtes ishin disa faktorë që ndikuan në atë paraqitje të dobët të Egnatias, sidomos në pjesën e parë, dhe rrjedhimisht në humbjen dhe eliminimin nga Europa.

LODHJA – Së pari në “Loro Boriçi” ra në sy faktori fizik. Islandezët ishin dukshëm superiorë, kjo edhe për faktin se Vikinguri është në aktivitet prej 16 javësh kampionat. Lojtarët e Egnatias u dukën të lodhur dhe këtu me siguri ka pasur ndikim fakti që mes dy sfidave europiane ata shkuan për miqësoren e luksit me Napolin në Italia. Jo vetëm lodhja në fushë, por edhe udhëtimet e kanë lidhur skuadrën. Ishte momenti më i papërshtatshëm për një ndeshje të tillë dhe ndoshta ishte një vendin i nxituar dhe i guximshëm i drejtuesve rrogozhians. Futbollistët e drejtuar nga trajneri Tetova humbën shumë energji 72 orë para duelit vendimtar kundër Vikingurit.

NDRYSHIMI I SKEMËS – Egnatia e humbi përballjen me Vikingurin pas një pjese të parë që la shumë për të dëshiruar. Mbrojtja u pa në vështirësi me rreshtimin me katër, që trajneri Tetova preferoi këtë herë, duke ndryshuar skemën e tij me 3 mbrojtës. Egnatia duhej të mendonte më shumë për të mbrojtur fitoren e ndeshjes së parë, duke u kujdesur më shumë për prapavijën. Trajneri durrsak ndryshoi në pjesën e dytë me aktivizimin e Alijev, duke shtyrë Ndrecën dhe Fangajn më përpara. Skuadra u duk mirë dhe e vendosi në vështirësi Vikingurin, krijoi raste, por pa mundur t’i finalizonte.

LARGIMET – Edhe pse kishte si objektiv që të shkonte deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, Egnatia largoi në një moment shumë delikat tre lojtarë përnjëherësh. Portieri Alen Sherri kaloi te Kaljari, Melih Ibrahimoglu te Koniaspori dhe Sebastian Spahiu ndërpreu bashkëpunimin me klubin. Pa llogaritur këtu edhe largimin e Fernandos më parë dhe të Montenegros që është bërë çështje tashmë te rrogozhinasit. Janë shumë lojtarë të larguar nga formacioni dhe pa dyshim që kanë ndikim në paraqitjen europiane të Egnatias. Nga afrimet e bëra vetëm Alijev ka luajtur në formacion, Bakajoko është dëmtuar, kurse Vuthaj nuk mund të federohej për ndeshjen e kthimit me islandezët. Duke shtuar këtu edhe pezullimin për shkak kartonësh të Zejnullait për dy ndeshje dhe të Xhemajlit për ndeshjen e fundit, situata u komplikua shumë për kampionët e Shqipërisë në Europë, ku kundërshtarët nuk falin.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts